Subscribe

Pas tërheqjes nga arbitrazhi të kompanisë së prodhimit të naftës Bankers Petrolium, tashmë është shteti shqiptar që do të ankimojë mosmarrëveshjen me të, në arbitrazhin ndërkombëtar. Vizion Plus ka mësuar nga burime zyrtare se është marrë vendimi për të çuar ne arbitrazh pretendimin e autoriteteve tona për të vjelë 56 milion dollarë detyrime, që kompania dikur kanadeze e sot kineze nuk i ka paguar Drejtorisë së Tatimeve në vitin 2011-të. Në bazë të një auditi, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore pretendoi për një shumë prej 247 milion dollarësh shpenzimesh të pajustifikuara, të cilat nuk ia njohu si kosto që zbriten për efekt tatimi, por Bankers nuk pranoi të paguante detyrimet që rridhnin si pasojë e kësaj, në formën e tatim – fitimit. Palët më pas ranë dakord që kompania të pezullonte gjykimin në arbitrazh dhe një ekspert i pavarur të jepte një opinion se kush kishte të drejtë. Price waterhouse Copper dhe Navigant i dhanë të drejtë Bankers. Dy muaj pas opinionit të ekspertit, Ministria e Energjisë ka vendosur të ndjekë rrugën e arbitrazhit. Pala jonë deri tani do të përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit dhe nuk është vendosur nëse do të jetë palë studio ligjore CURTIS, e cila ka punuar deri tani për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare tregtare çështjen. Në ankimimin që do të bëhet argument kryesor është se Bankers nuk ka respektuar kontratën, përmes këtyre shkeljeve ajo nuk ka ndjekur procedurat ligjore të prokurimit publik për dhënien e punëve ndaj 9 firmave, dhe po ashtu AKBN ka konstatuar se holluesi i importuar për shpimin e puseve të naftës është deklaruar në vlerë më të madhe se sa është blerë në të vërtetë. Në 11 vite që operon në Shqipëri, kompania nuk ka derdhur asnjë taksë si tatim – fitim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *