E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Bankers shkaktoi shpërthimet”

Fatmir Shehu ka një jetë që është marrë më çështjet e hidrokarbureve. Ai është i mendimit se lëkundjet që ndodhin në Zharrës nuk janë natyrore, por të stimuluara nga veprimtaria që kryen kompania “Bankers Petroleum”. Sipas tij është e njohur që zbatimi i teknologjive me ujë gëlqeror shoqërohet me lëkundje te forta

 

Shehu thotë se dëmshpërblimi që do u bëjë shteti banorëve për shtëpitë e dëmtuara nuk i jep zgjidhje përfundimtare problemit dhe se banorët duhet të zhvendosen nga ai fshat, pasi ndikimi në mjedis është shqetësues.

 

Reklamë

Qeveria pritet të miratojë të mërkurën vendimin që i hap rrugën dëmshpërblimit të 70 familjeve, banesat e të cilave janë jashtë funksionit. Në bazë të rivlerësimit të dëmeve, parashikohet që banorët të marrin fondin e përcaktuar dhe më pas të bëjnë vetë rikonstruksionin e banesës.

 

Më shumë video

Reklamë