Subscribe

Pas grabitjes ne Rinas, shoqata shqiptare e bankave, kërkon rritjen e masave te sigurisë jo vetëm në Rinas, por ne te gjithë sistemin e transportit te vlerave monetare.

 

Ne kërkojmë te impelementohen masa sigurie ne Rinas. Sistemi bankar ishte i qarte duke thëne se ne jemi ne favor te vendosjes se ushtrisë si jashte ashtu edhe Brenda perimetrit te Rinasit ashtu si ndodh ne te gjithë kryeqytetet e tjera europiane. Por ajo që është e rëndësishme është që të implementohet një set masash te cilat do ta bejne te sigurte aeroportin, jo vetem aeroportin por edhe rrugën per ne aeroport. Pra banka janë duke e bere pjesën e tyre te punes, por kjo eshte nje zinxhir, një zinxhir që fillon me bankat, perfshin kompanitë e sigurisë per transfertat e parave, përfshinë policinë e shtetit, sigurinë e aeroportit dhe kompaninë që dërgon paratë jashtë.

 

Transfertat e parave jashte vendit jane pezulluar që prej grabitjes, ndërkohë bankat janë duke negociuar me kompaninë ajrore për rifillimin e këtij shërbimi.

 

Është ende e pamundur, e vetmja mundësi teknike është qe ti transportojmë me makine te blinduar drejt Kosovës, ose Greqisë, por nuk është e lehte. Kemi nevojë per nje set masash te qarta te implomentohen dhe jam i bindur se shërbimet ajrore do te rifillojnë nese kompanitë ndihen te sigurta. Negociatat me ta jane ne nje faze te avancuar tashme.

 

Sipas kreut te shoqatës se bankave nje nga problemet qe ka Shqipëria eshte përdorimi i madh i monedhës kesh, çka sjelle kosto te mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *