Subscribe

Shqiptaret janë me te penalizuarit nga bankat për shkak të kostove te larta, me të cilat përballen. Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar ne raportin e tij vjetor, se diferenca e normave te interesit mes kredive dhe depozita ne Shqipëri është me i larte se çdo vend tjetër i rajonit. Ky nivel është 7.3 % për lekun, duke lënë pas Kosovën, Maqedoninë etj. Per Autoritetin, mosreflektimi i politikes monetare ne sistemin bankar, si dhe nje sere arsyesh te tjera, e kane shtyre atë te mendojnë se ka mungese konkurrence, ndaj ka nisur një hetim gjithëpërfshirës. Por pse konsumatori shqiptar duhet te paguaje këto kosto? Ekspertet thonë se kjo lidhet me pasigurinë qe shoqëron ekonominë shqiptare. Ne nje vend qe ligjet dhe politikat fiskale e ekonomike ndryshojnë pa limit, si dhe mungesa e një strategjie te qarte zhvillimi, i detyron bankat te marrin masa te forta per te mos humbur. Edhe Banka e Shqipërisë ka pranuar se politika e saj monetare, nuk është reflektuar ne masën e duhur tek kredia, por vetëm tek depozitat. Pak dite me pare, guvernatori Gent Sejko tha se sistemi bankar ka para, ndërsa dhe u kërkoi bankave te përmbushin misionin e tyre, te jene banka tregtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *