Subscribe

Një ditë pasi, kreu i qeverisë u kërkoi bankave që tu përshtaten orareve të reja të lëvizjes në shërbimet që ato ofrojnë…pjesa  më e madhe e tyre ka vijuar orarin e zakonshmëm.

 

Nga një vëzhgim në disa prej bankave të kryeqytet, shërbimet për qytetarët kanë nisur pas orës 8 të mëngjesit  për të qenë të hapura deri në në orën 15 e 30 minuta.

 

Por Shoqata e Bankave thotë se kjo ishte një ditë eksperimentale dhe se oraret e reja do të nisin të zbatohen nga e premtja.

 

Lidhur me vendimin për pezullimin e kësteve të kredive, bankat sugjerojnë klientet që të kontaktojnë oficerin e kredisë mbi kërkesën për pezullim. Por sistemi bankar ka një mesazh të qartë për të gjithë kredimarrist, jo të gjithë do të përfitojnë.

 

Pak ditë më parë, kryeminsitri dhe guvernatori nxorën një urdhër për pezullimin e kredisë për tre muaj, por çdo vendimarrje do të meret nga banka përkatëse si dhe kushtet, në të cilat ndodhet kredimarrësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *