Subscribe

Nga viti I ardhshëm pagesat e shërbimeve publike do të mund të kryen online nëpërmjet bankave, pa qënë e nevojshme prania fizike në degë.

 

Shoqata e bankave thotë se ky shërbim nuk do të thotë se sistemi bankarë do të jetë pjesë e portalit qeveritar E-Albania, por ky portal do të shërbeje si ndërmjetës

 

Bankat nuk do të jenë pjesë e E -Albania. Kjo duhet të kuptohet nga të gjithë. Ne jemi duke punuar me AKSHIN, Bankën e Shqipërisë dhe Minsitrine e Financave për të realizuar një alternative të re, për pagesat e sherbimeve publike. Që do të thotë sot dikush që mer një shërbim public duhet të shkojë fizikisht në një degë banke dhe të bëjë pagesesën. Ose ta bëjë atë nëpërmjet kartës, nëpërmjet e-comerce që e oforjnë tre banka. Ne duam një alternative tjetër, që kushdo ta bëjë këtë pagesë, pa shkuar në bankë, por nga karrigia, laptopi apo celulari, nëpërmjet mjeteve elektornike. – shprehet Spiro Brumbulli nga shoqata e bankave

 

Por si do të mund të realizohet ky veprim ?

 

Qytetari hyn në A-Albania aplikon për shërbimin dhe në fund I del që për të përfituar këtë hërbim ju duhet të paguani x lekë. Nësë doni ta beni me banka ajo do tu japë opsionet me cilat banka. Dhe ju mund të zgjidhni një nga tre bankat. Më pas dilni nga E-Albania dhe hyni në laptonin tuaj, hyni në e-banking dhe bëni pagesën. Cdo e dhënë ka shkuar në kohë reale. Në këtë rast platforma e Albania shërben si ndermjetes midis bankes dhe insitucinionit perfitues. Ai mer dhe jep të dhenat për pagesat që tregon se pagesa u krye. Por bankat nuk jane pjese e A-lbania-sqaron më tej Brumbulli

 

Shërbime të tilla pritet të ulin ndjeshëm praninë fizike të individëve në sportele, duke reduktuar edhe radhët. Ndërsa  në një fazë të dytë pritë të relaiohet edhe aksesi I bankave në portal për sigurimin e dokumente për llogari të klienteve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *