Subscribe

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë udhëzimin për hapat që duhet të ndjekin bankat e nivelit të dytë për t’i ardhur në ndihmë klientëve kredimarrës që janë prekur financiarisht nga situata e pandemisë. Sipas udhëzimit, përfitues do të jenë  huamarrësit individë që punojnë në shtet dhe në privat, e po ashtu edhe bizneset.

 

Sa i përket individëve, Banka Qendrore sugjeron se kriteret që do të merren në konsideratë janë kryesisht vonesa në marrjen e pagave, reduktimi i masës së rrogës, një kombimin i të dyjave, papunësi e përkohshme si dhe zgjidhja e kontratës së punësimit.

 

Individi kredimarrës duhet të dokumentojë si dhe do të verfikohet lidhur me kërkesat që ai do të paraqesë pranë bankës së nivelit të dytë. Ndërsa në rastin e klientëve biznes, udhëzimi thotë se mbetet në gjykimin e subjekteve kredituese  bazuar edhe në informacionin që ato disponojnë, mbi gjendjen financiare llojin e bizinesit etj.

 

Banka Qendrore sqaron më tej se subjektet kredituese duhet të llogarisin interesat e rregullta të kredive për periudhën e shtyrë, por në asnjë rast nuk duhet të aplikojnë penalitete për këtë periudhë.

 

Madhësia e këstit që do të paguhet nuk duhet të jetë më i madh se ajo e këstit të mëparshëm, përveç rastit kur në marrëveshje me klientin maturimi i kredisë nuk ndryshon. Aktulisht bankat janë në fazën e mbledhjes së kërkesave nga ana e klintëve dhe më pas pritet që rast pas rasti të vendosin mbi marrëveshjen e re me klientët.

 

Efektet e këtij urdhri do të jenë të vlefshme për tre muaj, deri në 31 maj 2020.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *