Subscribe

Familjet shqiptare kanë përfituar më shumë para nga të afërmit e tyre në emigrim gjatë vitit 2018. Duke ju referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë rezulton se remitancat, prurjet e emigrantëve arritën në 670 milion euro vitin që lamë pas. Kjo shifër rezulton 5.3% më ë madhe se viti 2017.

 

Po të shohim ecurinë në vitet e fundit  të remitancave, ajo çka vihet re është se pas vitit 2012, kur prurjet e emigranteve shënuan nivelin më të ulët, tashmë ka një rritje të lehtë të  parave që sjellin në Shqipëri.

 

Ekspertet e ekonomisë e vlerësojnë ketë situatë si një rigjallërim të ciklit të emigracionit, çka do të thotë një stabilizim të jetesës së emigrantëve, kryesisht në vendet e Bashkimit Europian, që për pasojë shoqërohet edhe me dërgim parash për familjet që kanë në Shqipëri.

 

Ky trend sipas ekspertëve duket se do të vijojë edhe për vitet e ardhshme.

 

Por paralelisht me këtë situatë, 2018 ka shënuar edhe vlerën rekord të investimeve të huaja.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë stoku i investimeve të huaja arrit në 1 miliard euro. Banka Qendrore sqaron se fluksi i investimeve është përqendruar kryesisht në sektorin e energjisë, hidrokarbureve si dhe ndërmjetësimin financiar. Në terma vjetor rritja e investimet të huaja arrti me 19 %, krahasuar me 2017. Peshë të konsiderueshme vijojnë të mbajnë dy projektet në energjetikë, siç është ndërtimi i gazsjellësit TAP. si dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *