E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Banka Qendrore dhe Ministria e Arsimit sjellin “Javën e Parasë”

“Java e Parasë” është angazhimi më i ri i Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, që synon edukimin e brezave në raport me lekët dhe menaxhimin e tyre.

 

Ky organizim vjen në kuadër të nismës ndërkombëtare të organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik.

 

Reklamë

Nën moton “kujdesu për veten, kujdesu për paranë” nënvizohet rëndësia e njohjes së tregut financiar, i cili është gjithnjë në zhvillim e sipër përmes dixhitalizimit.

 

Guvernatori i Bankës Qendrore dhe ministrja e Arsimit e vunë theksin tek edukimi i brezave të rinj mbi rëndësinë dhe menaxhimin e të ardhurave në të ardhmen.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë