Subscribe

Përtej retorikës së situatës ekonomike në Shqipëri, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka folur sërish me shifra. Interesi i lekut është ulur edhe njëherë duke arritur në nivelin 1.25%. Inflacioni i ulët, goditja e kërkesës konsumatore dhe klima e biznesit janë arsyet që dha guvernatori mbi veprimet e Bankës Qendrore.
Përditë e më shumë interesat që marrin qytetarët nga depozitat po ulen, ndërkohë që banka do të vijojë të ulë normën e interesit edhe në të ardhmen nëse inflacioni vijon të jetë në këto nivele. Për marsin, niveli i tij ishte 0.3%. Në fund të mbledhjes së bordit, guvernatori tha se banka ka konsumuar çdo politikë të saj, tani radhën e ka qeveria. Banka e Shqipërisë ndahet me qeverinë sa i përket edhe nivelit të rritjes ekonomike. Genti Sejko tha se shifra prej 3.4% që presin financat dhe FMN është vështirë të arrihet. Kredia njëditore që bankat e nivelit të dytë marrin pranë Bankës së Shqipërisë është ulur më shumë se norma e interesit, duke i lehtësuar koston e parasë që ato kërkojnë në vështirësi likuiditeti. Situata në tregjet financiare ku fitimet e bankave kanë rënë ndjeshëm dhe vështirësitë që u kanë dalë atyre si rezultat i rritjes së kredive me probleme nga kompani që kanë shuma të konsiderueshme, kanë detyruar Bankën Qendrore të marrë këtë veprim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *