Subscribe

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë e cilësoi si pozitiv efektin e ndërhyrjeve që banka po bën në treg për të tërhequr tepricën e eurove, me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit.

 

Në një konferencë për shtyp, Genti Sejko tha se nga analizat e kryera rezultoi se mbiçmimi i lekut pritet të jepte efekt negative në inflacion, çka detyroi bankën të merrte këtë vendim. Ndonëse nuk jepen detaje lidhur me shifrën e eurove të tërhequra nga tregu, nuk dihet edhe sa do të zgjasin këto blerje pasi, kursi nuk mund të parashikohet.

 

“Në analizat tona ne pamë se me këtë mbiçmim të lekut po rrezikoj norma e inflacionit e parashikuara nga banka e Shqipërisë një fakt ky i cili nuk është pozitiv për ekonominë. Ndaj ne morëm vendimin për të ndërhyrë dhe mund të themi se ky program ka pasur efekt në treg, pasi kur si këmbimit është stabilizuar”.

 

Duke u ndalur tek kjo çështje kreu i bankës qendrore tha se është e pamundur për të dhënë një shifër reale të valutës që qarkullon në treg, për shkak edhe të informalitetit.

 

“Mund t’ju them që sasi e eurove që është në sistemin bankar kap shifrën e 4. 3 miliard eurove. Por e kemi të pamundur të themi se sa euro ka tregu në tërësinë e tij pasi, nuk mund të matim informalitetin ndaj dhe nuk mund të themi me siguri se kur do ta përfundojmë këtë program”.

 

Pas vendimit të bankës për tërheqjen e tepricës nga tregu, kursi euro/lekë vijoi të kishte luhatje për disa ditë me radhë, por monedha evropiane nuk u nënçmua më tej.

 

Ndërkohë raporti euro lekë prej ditësh ka arritur një stabilitet prej 126 lekësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *