E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Banka e Shqipërisë bleu 19.3 milionë euro

Banka e Shqipërisë ka blere 19. 3 milion euro ne tregun vendas ne tre muajt e pare te këtij viti. Ndërkohë qe po te marrim ne konsiderate edhe vendimin e një muaji me pare për te ndërhyre ne treg me qellim stabilizimin e kursit te këmbimit, blerja e valutës rezulton te jete edhe me larte si shifër ne 6 muajt e pare.

 

Ankandet e blerjes se valutës janë zhvilluar ne muajt shkurt e mars. Blerja e valutës ka patur si qellim rritjen e rezervës, por duke pare ecurinë e kursit te këmbimit këto  ndërhyrje ka patur efekt edhe  tregu valutor. Megjithatë ne fillim te qershorit euro kapi vlerën e 124 lekeve, por pas ndërhyrjeve qe banka i cilësoi si te jashtëzakonshme u arrit qe te frenohej rënia e mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë