E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Banka Botërore: Shqipëria e zhytur në korrupsion

Ilustrim · Vizion Plus

Korrupsioni ka njohur një zgjerim të ndjeshëm në 6 vitet e fundit në Shqipëri. Konstatimi vjen nga një raport i Bankës Botërore, i cili ka analizuar një sërë kompanish që operojnë në vend.

 

Duke ju referuar raportit që  njihet si “Vrojtimi i Sipërmarrjeve” rezulton se rreth 36 % e biznesit kanë pranuar se u është kërkuar ryshfet nga ana e zyrtarëve.

 

Por si qëndron Shqipëria në raport me vendet e tjera?

 

Raporti nënvizon se kërkesat për ryshfet në vendin tonë janë gati tre herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe Azisë e cila arrin në 11.9 % ndërsa ajo globale është 17.4%.

 

Bizneset janë pyetur edhe për kontaktet që kanë me autoritet fiskale, nga të cilat rezulton se 34.6% e tyre kanë pranuar se kanë dhënë “dhurata” për inspektorët  e tatime- taksave, një shifër kjo gati katër herë më e lartë se vendet e europës.

 

Treguesit që ka marrë në konsideratë raporti i bankës botërore, i cili publikohet një herë në 6 vjet, kanë një përkeqësim gati dyfish nga raporti i fundit, ai i vitit 2013.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh