E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Banka Botërore jep fonde për rrugët

Banka Botërore aprovoi një fond prej 50 milionë dollarësh për rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri. Projekti mbështet përmirësimin e akseseve në zona turistike dhe bujqësore.

 

Ai do të financojë rehabilitimin e rreth 55 kilometrave, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në këto zona ku jetojnë afro 80 mije banorë. Në vitin e parë është parashikuar të nisë puna në tri segmente: Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

 

Rehabilitimi i rrugëve përfshin edhe përshtatjen e tyre ndaj kushteve klimatike që lidhen me përmbytje apo rrëshqitje dheu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë