Subscribe

Institucionet ndërkombëtare financiare e shohin shumë të zymtë panoramën ekonomike gjatë këtij viti në vendin tonë.

 

Pas FMN, edhe Banka Botërore  vlerëson se recesioni ekonomik do të jetë edhe më i fortë nga parashikimi fillestar, prej 5%. Sipas bankës ekonomia shqiptare do të bjerë me 8.4% gjatë këtij viti.

Ky konstatim vjen nga raporti më i fundit i bankës botërore me fokus, Covid -19 dhe kapitali njerëzor.

 

Por çdo të thotë një rënie ekonomike kaq e fortë? Ky tregues nënkupton shumë individë të papunë dhe rritje të familjeve që jetojnë në varfëri. Referuar këtij raporti, banka konstaton se varfëria do të rritet me 5 pikë përqindja, çka do të thotë se rreth 40 % e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

 

Raporti i bankës evidenton se turizmi dhe industria përpunuese do të jenë sektorët që do ta vuajnë më shumë këtë krizë, për shkak të gjendjes që po kalon bashkimi Europian si partneri kryesor tregtar.

 

Nga ana tjetër, 90 % e bizneseve përfaqësojnë sipërmarrjet private, klima e biznesit është problematike, mundësia për financim është e kufizuar. Paralelisht me këtë, rënia e mbledhjes së të ardhurave si dhe borxhi i lartë publik kanë kufizuar ndjeshëm hapësirat për të kryer investime.

 

Por pavarësisht situatës, 2021 pritet të shënojë një kthesë në ekonominë  e vendit, duke lënë pas këtë viti të vështirë për t’i dhënë më shumë frymëmarrje ekonomisë kryesisht nga rindërtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *