E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Banka Botërore: 36% e biznesit pranon se ka paguar rryshfet

Korrupsioni ka njohur një zgjerim të ndjeshëm në 6 vitet e fundit në Shqipëri. Konstatimi vjen nga një raport I Bankës Botërore, i cili ka analizuar një sërë kompanish që operojnë në vend.

 

Duke ju referuar raportit që njihet si “Vrojtimi I Sipërmarrjeve” rezulton se rreth 36% e biznesit kanë pranuar se u është kërkuar rryshfet nga ana e zyrtarëve.

 

Reklamë

Por si qëndron shqipëria në raport me vendet e tjera?

 

Raporti nenvizon se kërkesat për rryshfet në vendin tonë janë gati tre herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe Azisë e cila arrin në 11.9% ndërsa ajo globale është 17.4%.

 

Bizneset janë pyetur edhe për kontaket që kanë me autoritet fiskale, nga të cilat rezulton se 34.6% e tyre kanë pranuar se kanë dhënë “dhurata” për inspektorët  e tatime-taksave, një shifër kjo gati katër herë më e lartë se vendet e Europës.

 

Treguesit që ka marrë në konisderatë raporti I bankës botërore I cili publikohet një herë në 6 vjet, kanë një përkeqësim gati dyfish nga raporti I  fundit, ai I vitit 2013.

 

Më shumë video

Reklamë