E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bangladeshi lufton drogën në stilin e Filipineve

Policia e Bangladeshit ka vrarë të paktën 90 persona dhe ka arrestuar rreth 7,000 të tjerë nga fillimi i muajit maj, në përgjigje të një aksioni që synon goditjen  ndaj trafikut të drogës.

 

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë reaguar ashpër duke e krahasuar situatën me atë të Filipineve. Statistikat zyrtare në Filipine tregojnë se, 4.000 njerëz janë vrarë nga policia në operacionet antidrogë, që kur Duterte u bë president. Por, në raportet jozyrtare bilanci i viktimave i kalon 8.000.

 

Reklamë

Autoritetet e Bangladeshit filluan fushatën anti-narkotike për të parandaluar kryesisht përhapjen e drogave ilegale të quajtura ya ba, një përzierje e kafeinës dhe metamfetaminës. Ato kanë gjetur një përdorim shumë të madh nga të rinjtë dhe mendohet se e kanë burimin nga Mianmari.

 

Zyrtarët qeveritarë thonë se pjesa më e madhe e drogës janë sjellë në Bangladesh vitin e kaluar nga refugjatët  Rohingya që iknin nga një goditje ushtarake në Mianmar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë