E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banesat sociale nën ujë

Mëngjesin e kësaj të enjteje banorët e këtij pallati në qytetin e Fierit u zgjuan nën ujë.

 

Reshjet e shumta të rëna gjatë natës bënë që uji të hynte në banesa përmes dritareve dhe ballkoneve. Banorët janë trembur nga kjo situatë, ndërsa thonë se aty jetojnë  invalidë, gra kryefamiljare, persona me aftësi të kufizuara dhe njerëz në nevojë.

 

Reklamë

Dy pallate me nga 35 hyrje secili janë ndërtuar dhe shpërndarë nga enti i banesave në Fier. Përfituesit kanë marrë shtëpitë falë një sistemi pikëzimi dhe paguajnë këstet mujore.

Shtëpitë janë me kosto të ulët, pasi toka mbi të cilën ngrihen pallatet i përket shtetit. Por hyrja e shiut ne banesa ngre dyshime për cilësinë e ndërtimit të apartamenteve.

Më shumë video

Reklamë