Përfshihet nga flakët një banesë pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Korçës, në zonën e quajtur Çezma e Amzës.

Në momentin e rënies së zjarrit, brenda në shtëpi kanë qenë katër persona. Njëri prej tyre ka ndërruar jete, ndërsa tre të tjerët arritën të dilnin nga banesa. Viktima identifikohet si Vasil Dolani, 65 vjeç.

Fqinjët thanë se familja ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, e për këtë arsye kërkuan ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për t’i ndihmuar.

Nuk bëhen ende me dije të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *