Policia e Kurbinit arrestoi një 34-vjeçar nga Fushë –Mamurrasi, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe magazinën e lokalit në pronësi të tij u gjetën drogë, tritol dhe municione.

 

 

Në pranga ra shtetasi Zef Marku 34-vjeç.

 

 

Gjatë kontrollit, janë  shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona,  kryesisht me precedentë penalë për   armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

 

Sipas policisë në banesën e Zef Markut u gjetën: 2 kallepë lëndë plasëse, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë defensive, 310 fishekë, 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër, 20 celularë dhe 3 numra telefoni, si dhe një sër veglash pune dhe pajisje elektronike dhe elektroshtëpiake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *