E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banesa dhe toka nën ujë/ Situata e vështirë në qarkun e Lezhës, dalin të dhënat zyrtare nga bashkitë

Rëndohet situata nga përmytjet në Lezhë.Sipërfaqe të mëdha toke janë të mbuluara me ujë , në  fshatrat Mabe , Piraj, Gjadër te NJA Dajç dhe Torovicë e NJA Balldren .

 

Reklamë

Sipas të dhënave nga strukturat e  Mbrojtjes Civile të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë  sasia e reshjeve të rëna  për 2 ditët e fundit ka qënë 212 mm.

 

Reklamë

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes  deri tani ka rënë 82 mm  shi .

 

Lumi Gjadër dhe Drin janë  mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadal  por nuk kane dale nga shtrati .

 

Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike.

 

Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.

 

Sipërfaqe të përmbytura ka në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500ha.

 

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër kemi 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs kemi 5 banesa në ujë.

 

Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq kemi 3 banesa në ujë.

 

Do jemi gjithe kohen ne teren  per te pare ecurine dhe nevojat per nderhyrje

 

Në Bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika .

Më shumë video

Reklamë