E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Sport

Banderola raciste në stadium, FSHF dënon Partizanin

Klubi i Partizanit është dënuar me 2 ndeshje pa tifozëve, për atë banderolë raciste të hapur në ndeshjen ndaj Skënderbeut, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

 

Komisioni i Disiplinës në FSHF në vendimin e saj në lidhje me këtë shkak dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve, e ka dënuar  skuadrën kryeqytetase të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura.

 

Reklamë

Gjithashtu ekipi i Skënderbeut, është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, për sjellje të gabuar të spektatorëve. Të njëjtën gjobë kanë marrë edhe Flamurtari e Tirana.

 

Ndërkohë në banderolën e cila mori vëmendje të madhe nga mediat greke dhe që u komentua nga shumë personazhe të politikës në vendin tonë, shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”, referuar vrasjes së minoritarit në Gjirokastër që ka rritur tensionet mes dy vendeve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë