E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Vendi

“Banda e tritolit”, gjyqi drejt fundit

Gjyqi ndaj Jualian Sinanajt dhe pjesëtareve te tjerë te se ashtuquajturës “banda e tritolit” po shkon drejt fundit. Trupi gjykues ne Krimet e Renda ka vendosur qe javën e ardhshme te shpalle dënimet per te gjithë te akuzuarit, pasi te ketë dëgjuar edhe kërkesën e Prokurorisë. Deri tani për tete te pandehurit, mes te cilëve është edhe Julian Sinanaj, vrasësi me pagese, si dhe biznesmeni Ilir Karçini, janë zhvilluar 55 seanca gjyqësore. Ndërkohe qe Genis Mehillaj u gjykua ne mungese, pasi është shpallur ne kërkim ndërkombëtar. Grupi kriminal akuzohet për disa vepra te renda penale nga vrasjet, atentatet me tritol, si dhe trafiku i armeve.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë