E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për “Bandën e tritolit”

 

Prokuroria e krimeve te renda do te beje rekurs ne Gjykatën e Larte vendimin për bandën e tritolit. Shkak për ketë mësohet se u bë vendimi ndaj Genis Mehillajt, i cili luante rolin e sekserit të bandës. Organi i akuzës kërkoi burgim të përjetshëm, por Gjykata e dënoi me 10 vite heqje lirie. Pasditen e se enjtes Apeli i Krimeve të Renda vendosi të dënojë me 30 vite burg vrasësin e bandës, Julian Sinanaj, i cili i shpëtoi kështu burgimit të përjetshëm për shkak të statusit të tij si i penduar i drejtësisë. Ndërsa për Ndriçim Gjokonën personi i cili denoncoi krimet, nga 35-vite që kishte dhënë shkalla e parë, u dënua me vetëm me 8 vite. Ish-kreu i këtij grupit Andon Mëhillaj, u dënua me burgim të përjetshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë