Të arrestuarit që ishin anëtarë të dyshuar të organizatës kriminale të Suel Çelës, u njohën sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme.
Erion Çela, gjyqtari që firmosi urdhërarrestet vendosi t’i lërë në fuqi 20 prej tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
Përjashtim bëri vetëm avokatja e Suel Çelës, së cilës gjykata e hoqi nga arresti në shtëpi, duke e lënë në detyrim paraqitjeje.
Edhe dy gazetarët e kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno u lanë në detyrim paraqitje.
Ata janë vënë në hetim për korrupsion aktiv në sektorin privat, nën dyshimet se janë paguar për të folur për kundërshtarët e klani Çela, duke i paraqitur ata si të paprekshëm përballë ligjit pasi mbrohen nga politika.
Ndër të izoluarit në burg bën pjesë ish- kryegjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që komunikonte drejtpërdrejtë me Suel Çelën. Ndaj të dyve vijon masa e arrestit në burg, ndërsa Suel Çelën autoritetet dështuan ta vënë përballë drejtësisë, duke bërë që masa e sotme t’i jepet në mungesë.
Në dosjen me 262 faqe të SPAK, vihet re angazhimi i gjyqtares për të nxjerrë nga burgu miqtë e Suel Çelës, e nga ana tjetër për të futur në qeli armiqtë e tyrë. Nga dosja e siguruar nga vizion plus bie në sy afrimiteti në mesazhet e shkëmbyera në SKYECC mes saj dhe Suel Çelës, që identifikohet me emrin tjetër, Marius Lulaj.
Ata janë ndërmjetësuar përmes anëtarëve tij të organizatës së drejtuar prej tij dhe vajzës së ish- gjyqtares që siç del në dosjen hetimore, ka shoqëri me njërin prej tyre, Klaus Metishi.
Në 2020, gjyqtarja në detyrë, jo vetëm që i ka favorizuar anëtarët e bandës, por u kërkonte atyre dhe vetë Suel Çelës, eliminime fizike.
Sipas SPAK lufta mes klaneve rivale ishte shumë e dhunshme për kontroll territori në trafikun e drogës dhe jo vetëm, në Shqipërinë e mesme.






