Subscribe

15 anëtarët e bandës së trafikut të drogës ne Shqipëri dhe Itali, që u arrestuan gjatë super-operacionit të SPAK me guardia di finanza dy ditë më parë, kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Sipas burimeve, në fund të seancës që po mbahet në gjykatën e posaçme antikorrupsion, pritet që të 15-të të arrestuarit të lihen në burg.

 

Grupi i drogës drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, ndërsa veprimtaria kriminale e tij është zhvilluar nga viti 2015 e në vazhdim në Shqipëri dhe në qytete të ndryshme të Italisë.

 

Pak dite me pare, autoritetet sekuestruan mbi 129 kilograme kokaine, 15 kilograme heroine te paster si dhe 5 milione euro te fituara nga narkotrafiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *