Ish-presidenti Bamir Topi shprehet se e ka parashikuar më herët gjendjen e krijuar brenda Partisë Demokratike.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Topi tha se ka patur gjithmonë dyshime që gjërat brenda kampit blu nuk do të shkonin mirë.

 

“Kam një ndjeshmëri për atë parti, ku prej vitesh kam qenë tepër aktiv. Në njëfarë mënyrë kam patur dyshime se gjërat nuk do të shkonin mirë. Nuk ka qenë pjesë e artikulimit publik sepse nuk kam dashur t’ia japë askujt alibinë. Kam parashikuar nëpër intervista që gjërat nuk do të shkonin mirë. Unë mendoj që nuk mund të aspirosh një demokraci për vendin, kur aktorët polititikë nuk e njohin termin – demokraci. E kam parashikuar shumë mirë, por nuk e kam shprehur.”

 

Për Topin, PD-së i ka mbetur vetëm emri, ndërsa shtoi se në këtë forcë politike nuk ka mbetur asnjë lloj elementi demokratik.

 

“Për mua i ka mbetur vetëm emri, ka qenë më shumë demokratike, sot nuk shoh asnjë lloj elementi demokracie në atë parti, sepse çdo ditë e më shumë tentohet të kapitalizohet në emrat shumë të vecantë. Nga ajo parti kanë ikur njerëz me shumë kontribute.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *