E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bamir Topi: Situata politike, e destabilizuar

 

Situata politike ne vend për ish- presidentin Bamir Topi është ne ditët e saj me te këqija. Sipas Topit gjithçka e ka zanafillën ne 2008 me ndryshimet kushtetuese nga mazhoranca e atëhershme, sot ne opozite.

Reklamë

 

“Situata politike totalisht e destabilizuar. Kemi dialog politik inekzistent, situata politike në Shqipëri sa vjen dhe dramatizohet. Shteti është në ditën më të zezë të tij. Situatën politike e kemi paralajmëruar që në 2008, kur u bë beteja për ndryshimet Kushtetuese. Nga kampi i opozitës sot deklarohet se paskan bërë gabim me ndryshimet Kushtetuese, kampi në shumicë e ka pranuar pak vite më pare. Çorbën që Berisha bëri në 2008, po e ha sot Basha me garuzhde”

 

Bamir Topi njëherësh dhe kreu i Frymës se Re Demokratike me batute dhe ironi i është përgjigjur akuzës se Lulzim Bashes për hyrjen e FRD-se ne zgjedhjet e 18 qershorit.

 

“Me Zotin Basha kam qenë i kujdesshëm, pasi kam qenë duke ligjëruar në 2005 kur shikoja një të ri që më dëgjonte më vëmendje, pyeta se kush ishte, më thanë që është një prurje e re. Kam pasur një shpresë shumë të madhe, profil perëndimor, së paku do të bëhej krah për linjën e moderuar, çudi e madhe është, dy njerëz kam parë që kanë pësuar metamorfozë me artikulimin politik dhe gjestet, Bashën dhe shefin e tij.”

 

Bamir topi vlerësoi zgjedhjen e Ilir Metës president te vendit, ndërsa sqaroi se nuk u fut ne listat per deputet te FRD, pasi partia sipas tij nuk është ne interes te kryetarit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë