Në fshatin Shkallë të Xibrit vijon të ketë rrëshqitje balte në asfalt duke shkaktuar një situatë kaotike dhe të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Pavarësisht ndërhyrjes me makineritë e firmës që po ndërton këtë segment të rrugës së Arbrit, ujërat nëntokësorë që bashkohen me baltën e cila zbret nga shpati i malit, bëjnë që problemi të jetë i vazhdueshëm.

“Akoma pa mbaruar është copë copë, këtu në Shqipëri asnjë punë nuk bëhet si duhet, vjedhjet që janë bërë në këtë rrugë janë të dukshme dhe askush nuk reagon. Të jetë rrugë e re dhe gropa gropa që tani, vetëm te ne mund të ndodhë.”

Drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është ky problemi i vetëm në këtë rrugë pasi edhe byppasi i Murrizit është i dëmtuar me prani të gropave dhe dëmtim të asfaltit.

 “Bypassi ka pësuar dëmtime sepse nuk është bërë sipas parametrave të duhur por shpresojmë se do rregullohet në të ardhmen.”

Ndërkohë, edhe në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ka patur probleme të shkaktuara nga rrëshqitja masive e dherave dhe gurëve në afërsi të urës së Murrashit.

Autoritetet rrugore bëjnë të ditur se është këputur rrjeta mbajtëse, por ndërkohë qarkullimi i mjeteve vijon./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *