Belinda Balluku vazhdon të ketë numrin më të madh të votave nga kandidatët socialistë për Qarkun e Tiranës. Kur janë lexuar 81 nga 1.243 qendra votimi, Balluku ka grumbulluar 3.735 vota.

 

Pas saj, emri më shumë i votuar deri tani është ai i Fatmir Xhafajt, me 1.464 vota. Kurse në vend të tretë qëndron Elisa Spiropali me 1.008 vota.

 

Nga ana tjetër, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, që ishin dy nga kandidaturat më të komentuara të PS, kanë marrë respektivisht 287 dhe 81 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *