Subscribe

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, teksa fliste nga foltorja e Kuvendit për situatën e shkaktuar nga reshjet e dëborës, deklaroi se të gjitha akset rrugore në vend janë të hapura dhe nuk ka asnjë aks të bllokuar.

Ajo shpjegoi se autoritetet kanë qenë në kontakt të plotë me të gjithë qytetarët që kanë pasur probleme në akset ku kishte vështirësi qarkullimi.

“Kemi pasur 480 mjete , një flotë e tërë e cila ka funksionuar në perfeksion. Nuk u janë kërkuar privatëve borëpastrueset, por kemi bërë një koordinim të mirë. Jemi mbështetur tek FA që si gjithmonë kanë pajisje më të rëndë. Janë mobilizuar të gjithë, të 27 kontratat e mirëmbajtjes kanë qenë të gjitha funksionale. Kemi pasur mbi 1000 punonjës në të gjithë territorin, të cilët janë kujdesur për të kaluar sa më parë këtë situatë të motit ekstrem. Kjo është diçka që nuk mund të zgjasë përgjithmonë, akset janë të hapura.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *