Numri dy i qeverisë Belinda Balluku është takuar sot me Presidentin e Republikës Bajram Begaj. Takimi ka nisur në orën 13.15 në selinë e Presidencës dhe ka zgjatur 45 minuta.

 

Presidenca dhe qeveria preferuan të mos bëjnë komente publike për qëllimin e takimit. Por mësohet se në qendër të takimit ka qenë synimi i mazhorancës socialiste për të hartuar një ligj për institucionin e presidentit.

 

Hartimi i një ligji për presidentin është nje ide e vjetër në politikën shqiptare. Hera e parë që një draft i tillë u depozitua në Parlament ishte në vitin 2016, si pjesë e ligjeve për reformën në drejtësi.

 

Ligji asokohe u kritikua dhe asnjëherë nuk nisi shqyrtimin zyrtarisht.

 

Hera e dytë që socialistët hartuan një draft për institucionin e Presidencës ishte në kulmin e përplasjes me Ilir Metën, pasi kreu i shtetit në vitin 2019 anuloi datën e zgjedhjeve lokale. Por edhe këtë herë mazhoranca nuk nisi asnjëherë diskutimin në komisionet parlamentare. Një ditë më parë ideja e miratimit të ligjit për presidentin u rihodh në qarkullim nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *