Subscribe

Pas nëntë muajsh bllokim për shkak të pandemisë, Ministria e Infrastrukturës ka rihapur këtë të hënë garën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Kjo procedurë e nisur fillimisht në dhjetor të 2019, u pezullua pasi i gjithë sektori i aviacionit u paralizua.

 

Por edhe pse jemi larg rimëkëmbjes së këtij sektori, për ministren Balluku kërkesat e shumta nga investitorët detyruan minitrinë të hapë garën  brenda këtij viti.

 

“Ne mendojmë se tani është koha për të rinisur aty ku e lamë. Kemi patur shumë kërkesa nga investitorët e huaj. Ndaj hapim garën më datë 23 nëntor dhe kjo garë do të jetë e hapur për 30 ditë. Më pas sipas parashikimit ligjorë stafeve tona do ti nevojiten 12 javë për të vlersuar ofertat”, tha Balluku.

 

Nëse procedura do të shkojë sipas parashikimit në muajin janar do të kemi një fitues të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Gjithsesi efektet e pritshme pozitive të një projekti të tillë mbeten ende shumë larg për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *