Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do...

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit...

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në...

Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët protestojnë në...

“800 mijë njerëz kanë bërë marrëveshje me mua”/ Rama...

Rama me banorët e Zvërnecit: Butrintit i ka dalë...

Rama takim me banorët e Zvërnecit, qytetarët mblidhen për...

“Zvërneci” në gjykatë, Rama takim me banorët: Paratë e...

“Ju vlonjatët jeni në garë se kush është Zoti”,...

Balluku, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

21 Dhjetor 11:46

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të fundit të prokurorëve për masa të reja ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar të nxituara dhe në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama tha se është i habitur nga nxitimi i prokurorëve për t’iu drejtuar Kuvendit me kërkesa për masa ekstreme, në një kohë kur më 22 janar pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra. Sipas tij, në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të presë përfundimin e një procesi përpara se të kërkojë masa të tjera.

Kreu i qeverisë theksoi se shteti i së drejtës nuk duhet të shndërrohet në arenë për përplasje mes pushteteve të pavarura, apo për ndërhyrje të një pushteti në kompetencat kushtetuese të një tjetri.

“Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie. E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.

Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon.”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike Vendi
Tagged:
balluku rama

Nga e njëjta kategori

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do të jetë bekim vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë

më shumë...

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit u është dhënë viza për të hyrë në SHBA

më shumë...

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si “kartë negociuese” në bisedimet me SHBA

më shumë...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në disa xhami! Ja çfarë thonë raportet ndërkombëtare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:23

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec...

8:14

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve...

7:36

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor...

7:22

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka...

7:08

Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët...

6:49

“800 mijë njerëz kanë bërë marrëveshje me...

6:44

Rama me banorët e Zvërnecit: Butrintit i...

6:30

Rama takim me banorët e Zvërnecit, qytetarët...

6:21

“Zvërneci” në gjykatë, Rama takim me banorët:...

6:20

“Ju vlonjatët jeni në garë se kush...

6:07

“Zvërneci”, Rama takon banorët: Në Shqipëri nëse...

5:44

Miqësorja me Luksemburgun, Hysaj ka një mesazh...

5:10

Avokati i Metës: Vendimi për ish-presidentin pas...

5:04

Ceremonia mortore e oficerit të vrarë në...

4:14

Kryeministri libanez: Irani duhet të ndalojë së...

3:57

I vendosi thikën në fyt efektivit të...

3:50

Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i...

3:33

Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD...

3:00

“Miss Shqipëria” ndalet në Pogradec, vajzat vizitojnë...

2:48

Konflikt në Tiranë, një person tenton të...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • EMRAT/ Dy vëllezër nga Laçi paraqiten në spital, njëri dysho...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.