Ministrja Belinda Balluku pranoi se edhe në njësinë e Kombinatit kanë dalë vota të pavlefshme nga kutitë. Por sipas saj, këto fletë i takojnë më shumë Partisë Demokratike.

 

Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, Balluku tha se numri i fletave pa vlerë është shumë i ulët dhe normal.

 

“Ka një numër të fletave të pavlefshme 10-15 fletë për kuti, janë më shumë fletë të PD, shumë pak të PS. Shumë më pak se 5% e votave në kuti, një numër i pakonsiderueshëm në fakt. Unë kam qëndruar gjithë kohën këtu pa u lodhur, ndryshe nga numëruesit e PD.”

 

Sa i takon lodhjes fizike të numëruesve, Belinda Balluku u shpreh se ata kanë mundësi të ndërrohen, duke mos penguar dhe vonuar kështu procesin.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *