E deleguara politike e PS për Kombinatin, Belinda Balluku tha për “Vizion Plus” se pritshmëritë për këtë njësi janë përmbushur dhe tejkaluar. Ministrja deklaroi se rezultati i numërimit të votave do të dalë këtë të hënë.

 

“Parashikimet e mia për zonën që kam mbuluar në Kombinat janë mbuluar dhe tejkaluar. Dua të falënderoj njerëzit për mbështetjen e jashtëzakonshme për PS. Rezultati final i Kombinatit do të jetë brenda ditës së sotme, grupet këtu do të punojnë me ritëm sepse nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë. Mundësia e ndryshimit të tyre e bën edhe më të lehtë procesin. Brenda ditës së sotme, Kombinati do të jetë i përfunduar besoj.”

 

Përballë gazetarit Thimi Samarxhiu, ministrja Balluku pranoi se roli i patronazhistëve në rezultatin e PS ka qenë i jashtëzakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *