Subscribe

Duke filluar nga dita e shtunë, ministrja Belinda Balluku deklaroi se në terren do të nisin kontrollet ndaj furnitorëve të naftës për të evidentuar nëse kanë rezerva sigurie të naftës.

 

Sipas Ballukut, rezerva që duhet të mbajnë furnizuesit duhet të jetë e barabartë me 90 ditë shitje.

 

Ata që nuk kanë rezervën e sigurisë së naftës, Balluku njoftoi se do të ndëshkohen me gjobë.

 

“Ministria i ka të dhënat dhe janë të qarta dhe transparente të gjithë sasitë e rezervës së sigurisë që secili nga ju duhet të mbajë. Jeni të detyruar të mbani rezerva sigurie. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë et tregtimit duhet të mbajnë rezerva sigurie të barabarta me 90 ditë sigurie shitje. Bordi që kryeministri përmendi që do ngrihet për të menaxhuar në bazë ditorë të gjithë ecurinë e tregut ët naftës do ketë detyrë që përmes instrumenteve të kontrollit që administrojmë, do nisim kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës ku duhet të gjendet sasia e rezervës së sigurisë të kërkuar. Kjo do të nisë duke filluar nga nesër në terren, në rast më të mirë, do ishte e udhës që të deklaronit zyrtarisht sasinë e rezervës që mbani për të koordinuar me sasinë që kemi përllogaritur. Masa e gjobës është 50% sa kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë”, deklaroi Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *