Subscribe

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dalë në një konferencë për media, gjatë së cilës ka bërë bilancet e viti që lamë pas dhe ka shpallur objektivat e vitit aktual.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se synohet që në pranverën e vitit 2025 të bëhen fluturimet e para nga Aeroporti i Vlorës, teksa theksoi se shqiptarët do të kenë tashmë zgjedhje të tjera veç fluturimeve nga Tirana.

“Shpresojmë që në pranverë të vitit 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës, i cili është një aeroport ndëkombëtar që i përket të gjitha stinëve të vitit. Ne jemi të sigurt që me gjithë rrjetin hekurudhor që është ndërtuar dhe do të ndërtohet shqiptyarët do të kenë mundësi të zgjedhin oraret dhe çmimet më të mira për ta”, tha Balluku.

Ajo vuri gjithashtu në dukje se Aviacioni Civil përballet me një sfidë sa i përket burimeve njerëzore, pasi janë të përqendruara në Tiranë.

“Aviacioni Civil ka një sfidë tjetër ndyrshe nga transportet e tjera. Ka sfidën e madhe të burimeve njerëzore. Ne iemi të gjitha burimet njerëzore të përqëndruara në Tiranë dhe po kërkohet që brenda 12 muajsh të kemi të njëjtat kapacitet në Aeroportin e Vlorës.

Do na duhet të ngremë kapacitete të Aviacionit Civil edhe në fusha që nuk kanë qenë”, tha Balluku. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *