Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, ka dhënë lajmin e mirë për pensionistët gjatë një takimi në Dibër.

 

Zëvendëskryeministrja bëri me dije se në muajin shtator pensionistët do të marrin bonusin e dytë, të siguruar nga taksat e prodhuesve të energjisë.

 

Nga ky bonus do të përfitojnë 650 mijë pensionistë, të cilët do të marrin 5 mijë lekë shtesë.

 “Dibra njihet për fjalën e mençur dhe për fjalën e mbajtur. Kemi bërë një program sa i takon rritjes së pagave, e cila do arrijë në 900 euro në këto vite, duke nisur më profesionet më esenciale dhe për të vazhduar pastaj me gjithë administratën.

 

Pa lënë dhe pensionistët mënjanë. Në vitin e kaluar kemi indeksuar pensionin me 9.5%. Do ketë një indeksim të ri të pensioneve në fund të shtatorit të këtij viti në bazë të inflacionit që do ketë viti në vazhdim.

 

Janë 650 mijë pensionistë dhe për këtë arsye të ardhurat prej 4.1 miliardë që janë mbledhur nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë, është vendosur që të shpërndahen te pensionistë me bonus prej 5 mijë lekësh shtesë.

 

Do të merrni dhe këstin e dytë, që ka të njëjtën vlerë, gjatë vitit, dhe më pas në shtator, në shtator përveç indeksimit, do të merrni edhe pjesën e bonusin që vjen nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm. Është në politikën tonë që ne do të kujdesemi për ju”,tha Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *