Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku nga foltorja e Parlamentit ka deklaruar se te gjitha kontratat e mirembajtjes se rrugeve kane funksionuar.

 

Balluku  ka listuar te gjitha masat e marra nga shtetit per te perballuar situaten e veshtire te krijuar si pasoje reshjeve te bores dhe temperaturave te uleta, duke theksuar se te gjithe rruget ne vend jane te hapura.

 

“BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES

Janë mobilizuar mbi 480 mjete, 37  kontratat e mirëmbajtjes kanë qenë që të gjitha funksionale. 4 kontratat e mirembajtjes se rajoneve te subvencionuara nga Banka Boterore kane funksionuar me se miri. Kemi pasur mbi 1000 punonjës në të gjithë territorin, të cilët janë kujdesur për të kaluar sa më parë këtë situatë të motit ekstrem.”

 

Balluku iu eshte kunderpergjigjur zerave kritike qe ditet e fundit kane akuzuar qeverine se nuk menaxhoi dot situaten.

 

“Kemi pasur stuhi debore per te gjithe ata qe qendruan dhe bene analiza nga divani i shtepise, realisht besoj se do te kishin bere mire qe te kishin dale dhe te kishin ardhur ne ato akse ku situata ishte aq e ngarkuar sa nuk hapej as dera e makines per te dale nga automjetet dhe jo me per te diskutuar me njeri tjetrin apo per te gjetur rruge alternative nga nje aventurier sic degjuam qe I ktheu njerezit ne qytet. Ka qene Policia e Shtetit ne keto 72 ore e cila nuk eshte larguar per asnje moment nga i gjithe territori.”

 

Por opozita akuzoi drejtperdrejt ministren Balluku se vetem 3 muaj me pare realizoi 35 tendera për mirëmbajtjen e rrugëve.

 

“INA ZHUPA

ZEDHENESE E PD

“Vetëm brenda 1 viti, ai i ka dhënë kompanisë së lidhur me Sadri Abazin, 9 milionë euro tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në shumë prej akseve kombëtare në vend. Sipas rregullave për çdo aks duhet të ketë të paktën 4 borëpastruese. Ky reegull I kontratës u shkel si nga kompania e sadri Abazit që ka rrjeput me Edi ramën 9 milionë euro nga taksat tona, edhe nga kompanitë e tjera.”

 

Sipas PD, situata e rrugeve per me shume se 48 ore tregoi dështimin e Edi Ramës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *