Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, i cili zhvilloi dje një tryezë në lidhje me krizën energjetike, ku nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë.

 

Gjate fjalës së saj në Kuvend, Balluku e cilësoi Berishën si autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik dhe se para se të ikte nga pushteti, grabiti kaskadat ujore.

 

“Dje jemi bërë dëshmitarë të një tryeze që diskutonin për sektorin energjetik, ata që e shkatërruan. Të thuash se Shqipëria prodhon 90% të energjisë nga basenet ujore, është e turpshme. Para se të largoheshin nga pushteti, grabitën kaskadat ujore. Të dëgjosh autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik të thotë se projekt i i Vlorës duhej të ishte bërë prej kohësh…, ne po përfundojmë një prej projekte më të mëdha të gazifikimit të vendit. Është projekt që bëhet me kompanitë më të mëdha amerikane. Ju ëndërronit që të kishit TEC-in e Vlorës por nuk e bëtë dot, siç po ëndërroni për Skavicën. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla, kini parasysh se do ju kujtojmë çfarë keni bërë me sistemin energjetik, e latë vendim me 42% humbje në sektorin e shpërndarjes”, tha ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *