Subscribe

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një konferencë për shtyp, është ndalur te rritja e çmimit të energjisë në treg.

 

Ndërsa lajmëroi vijimin e rritjes së çmimit të energjisë, Balluku tha se sot po e blejnë MWh deri në 500 euro, ndërsa bëri me dije se pritet që të shkojë në muajt në vijim deri në 1000 euro për megavat orë.

 

“Ky do të vazhdojë të jetë një vit i thatë. Sot po blejë në treg me 550 euro megavat dhe pritet rritje. Do të desha që çfarë thashë deri tani ta përkthej në shifra. Në muajin shkurt është blerë me 230 euro dhe pritshmëria për muajin mars do të jetë 500 euro pra dyfish i asaj që kemi blerë në janar. Parashikimi për blerjen në muajin mars me çmimin që ju thashë është 100 milion euro ndërsa në prill është 134 milion euro. Në total deri në muajin e katër të këtij viti do të arrijë deri në 320 milion euro. Pritet që çmimi të shkojë 1 mijë euro për megavat”, tha Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.