Punonjësit e uzinës së naftës në Ballsh kanë bllokuar me zinxhirë portat hyrëse ne shenje proteste, pasi nuk kane marre prej muajsh pagën dhe per me tepër tani jane edhe te papune. Punëtorët pretendojnë se nga depozitat që mbajnë karburant, po merren sasitë e naftës nga mjete bote, në një kohë që sipas tyre uzina është nën sekuestro. Protestës i është bashkuar edhe Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj. Burime nga antikontrabanda dhe Dogana thonë se gjithçka po kryhet në ambientet e kësaj uzine, është një aksion i përbashkët mes këtyre institucioneve. Për shkak se uzina është në sekuestro, sasia e karburantit që ndodhet po tërhiqet nga njësitë e institucioneve në fjalë dhe po depozitohet dhe mbahet nën ruajtje, për shmangur abuzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *