Subscribe

“E bëfsh vetëm dhe e hëngsh me miq!”  

 

Ky është urimi i elbasanasve për simbolin e Ditës së Verës “Ballokumen”. Por e kundërta ndodhi këtë vit.

 

Ky simbol qëndron i braktisur nga qytetarët, për shkak të situatës që po kalon vendi. Ashtu si asnjëherë më parë këtë vit, ky qytet, festën e tij më të rëndësishme, Ditën e Verës e kaloi në zymti dhe në heshtje.

 

Bashkia e Elbasanit anuloi festimet e programuara me rastin e ditës së Verës. Qytetarët elbasanas shprehen se do ta festojnë në shtëpi me familjet e tyre, ndryshe nga vitet e mëparshme ku e kalonin në piknik. Ata shprehin keqardhje mbi gjendjen në të cilin ndodhet vendi.

 

Situata paraqitet më e rënduar për tregtarët të cilët thonë se e gjithë porosia që kishin për ballokume është anuluar duke bërë që produkti i tyre të mbetet stok. Edhe sot të paktë kanë qenë qytetarët që qarkullojnë rrugëve Elbasanit. E ngjashme paraqitet situata edhe në kryeqytet. Në kontrast nga vitet e shkuara ku rrugët zienin nga gjallëria, sot ato janë të boshatisura.

 

Ditës së Verës i paraprin një traditë e hershme siç është ndezja e zjarreve që nuk mungoi as këtë vit. Në pak qytete, banorët dolën nga shtëpitë e tyre mbrëmjen e së premtes për të kryer ritin që simbolizon ardhjen e pranverës. Por në Korçë nuk kaloi pa incidente.

 

Policia kërkoi shërbimin e zjarrfikëses për shuarjen e zjarreve dhe shoqëroi disa persona në komisariat, pasi nuk respektuan thirrjen e vazhdueshme për të mos krijuar grumbullime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *