E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ballokume si qëmoti, receta origjinale nga gratë duararta të Elbasanit

Jemi në prag të Ditës së Verës, një festë tradicionale që shënon ardhjen e stinës së verës.

Vitet e fundit, ballokumet, simboli i Ditës së Verës, janë gatuar e tregtuar gjithandej nëpër Shqipëri por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin që i krijoi, Elbasan. Sot, rënia e cilësisë së produkteve ka bërë që edhe ballokumet mos të jenë ato të dikurshmet megjithatë, ne po i përmbahemi recetës klasike. Këshillojmë të përdoren përbërës të freskët fshati.

Reklamë

Përbërësit: 1 kg miell misri, 500 g gjalpë i freskët, 8 kokrra vezë, pak finjë (ujë i valuar ku është tretur një sasi hiri i situr) dhe 500 gr sheqer.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë