E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ballkani i Hapur”/ Vuçiç vjen sot në Tiranë, Berisha e pret me protestë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë këtë të hënë në Tiranë, në kuadër të takimit të radhës për nismën “Ballkani i Hapur”.

 

Në një letër të hapur, kryeministri Edi Rama, Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nënvizojnë se nisma mbetet e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Reklamë

Udhëheqësit theksojnë se vizioni i tyre është të kapërcejnë barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit përmes realizimit të katër lirive themelore të BE-së.

 

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta. Ai ka ftuar mbështetësit e tij që të tubohen para kryeministrisë në orët e pasdites, për të kundërshtuar nismën që sipas berishës i shërben vetëm interesave të Serbisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë