Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor.

 

Vizita e Vuçiç në Tiranë ka të bëjë me takimin e radhës të nismës rajonale”Ballkani i Hapur”. Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha  paralajmëroi nga Kuvendi i thirrur prej tij, presidentin serb Vuçiç në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”. Berisha i dha ultimatum Vuçic që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.

 

“Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *