Subscribe

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç pas samitit “Ballkani i Hapur” në Tiranë ftoi sërish tre vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen kësaj nisme.

 

Ndërsa vuri në dukej rëndësinë e këtij projekti, ai njoftoi se në fund të muajit shkurt, tre liderët do të ritakohen në Maqedoninë e Veriut për të çuar përpara këtë proces.

 

“E theksoj që marrëveshjet e firmosura sot janë prova e prekshme që Ballkani i Hapur është një nismë që shtyn përpara çka është diskutuar në procesin e Berlinit, e çka është dakordësuar në samitin e atij procesi, dhe asnjëherë nuk është realizuar.  Ballkani i Hapur është një njesi zbatimi i procesit të Berlinit, dhe njësi realizimi i tregut të përbashkët rajonal. Kjo është arsyeja pse ne i jemi bashkuar kësaj nisme, dhe pse e kemi shpallur gjithëpërfshirëse. Në të gjitha raste, ne nuk hezitojmë të ftojmë të tre palët e tjera të rajonit të na bashkohen, për të mirën e secilës palë në përpjekjen për të çuar përpara ekonominë dhe shoqërinë e Ballkanit Perëndimor. Komisionieri nënvizoi me keqardhje dështimin e tregut të përbashkët si një proces që u ndërtua te konsensusi. Ne duam të ecim sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jemi të vetëdijshëm se kjo ecje mund të realizohet vetëm nëse e marrim në dorë vetë fatin tonë në rajon. Ta bëjmë rajonin tonë një hapësirë ku funksionojnë për qytetarët të katër liritë e BE-së. Kemi vendosur që në fund të muajit shkurt të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut për të çuar përpara këtë proces. Qëllimi ynë është që Ballkani të mos ketë kufi për askënd që do të lëvizë lirisht mallrat, kapitalet dhe shërbimet. Kemi vendosur që pas heqjes së barrierave doganore të adresojmë heqjen e tarifave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *