Subscribe

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është propozuar nga Serbia. Deklaratën e ka bërë Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, i cili ka sqaruar se vendet që refuzojnë të marrin pjesë në këtë nismë -Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina – e kanë konfliktin me Beogradin zyrtar dhe jo me projektin.

 

IVICA DAÇIÇ

KRYEPARLAMENTAR I SERBISE

 

“Ata që e refuzojnë janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë. Ballkani i hapur është fokusuar në zbatimin e parimeve dhe vlerave evropiane dhe e gjithë kjo është në interes të qytetarëve. Prandaj mendoj se është një ide që mund t’i shqetësojë vetëm ata që janë kundër bashkëpunimit.”

 

Kjo iniciativë,sipas Daçiç, nuk duhet parë si një alternativë qe i kundërvihet Bashkimit Evropian, por si një bashkëpunim.

 

“Nuk mendoj se duhet parë në atë mënyrë, është e qartë se do të duhet shumë kohë që të arrijmë në BE. Bëhet fjalë, nëse ne do të veprojmë sikur të mos kemi nevojë për hapje në Ballkan, apo nëse do të marrim disa masa dhe do të miratojmë këto kritere dhe vlera evropiane, pavarësisht nëse jemi zyrtarisht anëtarë të BE-së apo jo.”

 

Prishtina insiston se “Ballkani i Hapur” është në dëm të interesave të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *