Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një dalje për mediat lidhur me mbylljen e “Ballkanit të Hapur”, nismë të cilën ai e ka kundërshtuar që në ngjizje.

 

Berisha deklaron se “Ballkani i Hapur” përfundoi një nismë antieuropiane, ndërsa shkaktoi një sërë dëmesh tek qytetarët e thjeshtë

 

“Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit, serb. Falimentuan me mijëra ferma e sipërmarrje, dhe tani përfundoi si një nismë antieuropiane dhe pasi i nxorën kartonin e kuq, Rama thotë se “Ballkani i hapur u mbyll”, megjithëse fillon kohë e re sepse padroni i tij në Ballkan tha: “Nuk u besova veshëve të mi, e tha këtë apo jo argati im”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha akuzon kryeministri Rama për lidhjet e tij me Beogradit, duke theksuar se po bllokon prej një viti rezolutën e genocidit serb.

 

“Rezoluta e genocidit serb, Rama e bllokon prej 1 viti. Si një argat i Vuçiçit e bllokoi, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, ndaj kombit shqiptar, e bllokoi në kuadër të Ballkanit të Hapur. Jeni dëshmitar se si nga tetori i 2019, 4 vite me radhë u bë zelltar kryesor, i projektit antishqiptar dhe antieuropian të Vuçiçit, projekti i vendosur të hegjemonisë serbe, Jugosllavi e re plus Shqipëri. Aleanca krijoi përçarje të madhe në rajon, kishte për qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, e paraqitën si territorit të integruar në atë të Serbisë. Rama kalonte nga samite në samit duke u dhënë mend evropianëve se kjo ishte nismë më e mirë se Procesi i Berlinit”, tha ai.

 

Nisma “Ballkani i Hapur” mes Shqipëri, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut u përmbyll, ndërsa kryeministri Edi Rama thekson se kjo nismë e kishte kryer tanimë misionin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *